Presidenti i përkohshëm i vetë-deklaruar i Venezuelës, Juan Guaido, të hënën u kthye në Venezuelë, duke rrezikuar arrestimin për shkeljen e rregullit të udhëtimit në përpjekjen e tij për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, shkruan BBC përcjell arbresh.info.
Guaido u takua me turma të shumta të mbështetësve të tij dhe disa diplomatëve evropianë, pasiqë zbriti në aeroportin e Caracas të hënën, ku deklaroi:
“Ne jemi këtu në Venezuelë, jemi më të fortë se kurrë”.
“Ne do ta ndalim uzurpimin shumë shpejt në Venezuelë,” tha ai. Guaido shtoi se pavarësisht rreziqeve, “ata nuk do të ndalen”.
Ai u ngjit në majë të një makine, duke valëvitur flamurin e Venezuelës dhe duke bërtitur “Po ne mundemi!” para se të shkonte në një shesh në kryeqytet, ku ai u mirëprit nga turma të mëdha simpatizantësh.
Sipas një ndihmësi të lartë, Guaido u kthye në vend në një kompani ajrore tregtare, Copa Airlines, nga Panama City./arbresh.info./
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...