Mund të ju duket se po punoni shumë gjatë javës, por ta keni me dije se ka më keq.
Më i pasuri i Kinës pret nga punëtorët e tij që të punojnë 72 orë në javë, transmeton portali arbresh.info.
Jack Ma, themeluesi i tregut online Alibaba, ka lavdëruar orarin brutal të kompanisë ‘996’, që pret nga punonjësit të punojnë ndërrime 12-orëshe nga 09:00-21:00, gjashtë ditë të javës.
Ndërkohë që shumë njerëzve mund t’ju duket e tepërt shpenzimi i 72 orëve në javë në punë, Ma e quan ‘996’ një bekim të madh për punëtorët, raporton MailOnline.
Ai postoi komentet shokuese në llogarinë e kompanisë:
“Personalisht mendoj që të jesh në gjendje të punosh 996 është bekim i madh. Shumë kompani dhe njerëz nuk e kanë mundësinë të punojnë 996. Nëse nuk punon 996 sa je i ri, kur do të punosh?”
Komentet kanë filluar një debat online dhe protesta ndaj kushteve të punës në disa platforma koduese, ku disa punonjës kanë ndarë shembuj të kërkesave të tepërta nga punëdhënësit./Arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...