Jordania ka njoftuar mbylljen e kufijve me Bregun e pushtuar Perëndimor, Egjiptin, dhe Irakun si dhe ka ndaluar udhëtimin për në Liban për të shmangur shpërndarjen e koronavirusit.
Autoritetet jordaneze kanë mbyllur pikë kalimet kufitare me Bregun Perëndimor, duke ndaluar palestinezët të hyjnë në mbretëri, transmeton portali arbresh.info.
Deri më tani, Jordania ka regjistruar një rast të Covid-19, ndërsa Izraeli fqinj dhe Palestina kanë dokumentuar 58 dhe 26 raste.
Shumica e rasteve në territoret e okupuara përfshijnë persona që kthehen nga jashtë ose turistë që vizitojnë qytetin e shenjtë të Betlehemit në Bregun Perëndimor të okupuar.
Egjipti ka regjistruar një vdekje dhe 59 raste, Iraku ka raportuar shtatë vdekje dhe 71 infeksione, ndërsa Libani regjistroi vdekjen e parë të martën.
Ministria e shëndetësisë e Jordanisë tha që një ndalim për udhëtarët dhe turistët nga Spanja, Gjermania dhe Franca do të hynte në fuqi të hënën e ardhshme./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...