Google ADS

Jordania hedh nga ajri ndihma mjekësore në Gaza

10:13 | 22 Shkurt 2024
R J

Jordania ka hedhur nga ajri ndihma mjekësore në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet prej më shumë se 4 muajsh.  Në deklaratën me shkrim të ushtrisë jordaneze thuhet se Forcat Ajrore jordaneze hodhën ndihma mjekësore nga ajri në Gaza për të 12-tën herë.

Materialet e ndihmës janë ulur me parashutë në spitalin fushor “Jordan” dhe se ndihma është dorëzuar në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Më tej theksohet se Jordania mbështet popullin palestinez në Gaza, i cili është nën sulmet izraelite.

Jordania ka 5 objekte shëndetësore në territoret palestineze, 2 prej të cilave janë spitale në terren të menaxhuara nga personeli ushtarak në Rripin e Gazës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme