Jordanezët vazhdojnë të protestojnë kundër një ligji që parashikon tatimin e të ardhurave. Ata thonë se do të vazhdojnë presionin ndaj qeverisë deri në kryerjen e reformave në vend.
Protestat e sotme në Aman vijnë pasi organizatorët bënë thirrje për një grevë njëditore.
Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit dhe forcat e sigurisë u përplasën në rrugë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria të ndalë rritjen e çmimeve dhe rritjen e planifikuar të taksave që sipas kritikëve më së shumti do të rëndojnë mbi të varfërit dhe klasën e mesme.
Mbreti Abdullah iu përgjigj protestave duke emëruar dje një kryeministër të ri.
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë nxitur kryerjen e reformave ekonomike për të ndihmuar në uljen e borxhit publik të Jordanisë, rezultat i një ekonomie që po zhvillohet ngadalë për shkak të trazirave rajonale./tch/
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...
Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një ...
Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësi...
Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjener...