Omar Al-Razzaz dhe kabineti i tij do të qëndrojnë në detyrë të përkohshme derisa të emërohet kryeministri dhe kabineti i ri.
Mbreti Abdullah i Jordanisë ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit Omar al-Razzaz, por i kërkoi atij të qëndrojë në detyrë të përkohshme derisa të përzgjedhjet një kryeministër i ri dhe të formohet kabineti i ri.
“Madhëria e tij Mbreti Abdullah të shtunën pranoi dorëheqjen e Kabinetit të Omar Razzaz dhe ia besoi atë të vazhdojë si qeveri e përkohshme derisa të emërohet një kryeministër i ri dhe të formohet një kabinet i ri”, thuhet në deklaratën e Oborrit Mbretëror.
Më 27 shtator, monarku njoftoi shpërndarjen e parlamentit jordanez sipas një rregulli kushtetues, duke bërë që qeveria të japë dorëheqjen brenda periudhës njëjavore./AA/
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
Bashkimi fiton derbin, Trepça përmbys Vëllaznimin në Superli...