Qindra jordanezë organizuan protestë të premten e dytë me radhë pranë ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, kundër të ashtuquajturit “Plani i Paqes për Lindjen e Mesme”, raporton Anadolu Agency (AA).
Turma u mblodh me ftesë të Aleancës Kombëtare Kundër Marrëveshjes së Shekullit, e cila përbëhet nga një grup deputetësh, figura fisnore dhe krerë të sindikatave.
Shiu i dendur nuk i pengoi jordanezët të marrin pjesë në tubim.
Pjesëmarrësit brohorisnin me slogane kundër propozimit të SHBA-ve dhe mbanin pankarta me shkrimet “Kudsi është detyrë” dhe “Lugina e Jordanisë është për jordanezët… jo për sionistët” dhe dogjën flamurin izraelit dhe atë amerikan.
“Sot ne themi se e dënojmë qëndrimin e Trumpit dhe e konsiderojmë atë një kriminel. Ai shkeli paqen dhe sigurinë globale dhe shkeli të gjitha marrëveshjet. Trump duhet t’i referohet gjykatës kriminale të bashkësisë ndërkombëtare dhe populli arab duhet të veprojë kudo”, tha Saleh al-Armouti, një anëtar i bllokut të Reformës në Dhomën e Përfaqësuesve, dhoma e parë e parlamentit jordanez.
Shumë deputetë nga Lëvizja Islame në Jordani ishin në mesin e pjesëmarrësve.
“Marrëveshja e Shekullit” i referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor nën okupim.
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...