Google ADS

Jordan, shpërthimi i një bombe të vjetër vret katër fëmijë sirianë dhe nënën e tyre

23:40 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

Zyra e UNHCR-së në Jordan tha se gruaja dhe katër fëmijët e saj ishin refugjatë sirianë, që banonin në provincën jordaneze Al-Mafraq.

Katër fëmijë dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në një shpërthim të një bombe të vjetër në veri të Jordanit.

“Një grantë dore shpërtheu në provincën Al-Mafraq, që çoi në vdekjen e katër fëmijëve dhe nënës së tyre”, tha Amer al-Sartawi, zëdhënës i policisë jordaneze.

Ai theksoi se ekipe të specializuara kanë nisur një hetim mbi aksidentin, pa dhënë detaje të tjera.

Zyra e UNHCR-së në Jordan tha se gruaja dhe katër fëmijët e saj ishin refugjatë sirianë, që banonin në provincën jordaneze Al-Mafraq.

“Zyra e UNHCR-së në Jordan me pikëllim konfirmon se këtë pasdite një bombë e vjetër e pashpërthyer shpërtheu në Mafraq përderisa disa fëmijë refugjatë sirianë po luanin në shtëpi. Bomba vrau katër fëmijë dhe një femër të rritur”, shkroi në twitter zyra e UNHCR-së në Jordan.

Jordani aktualisht strehon 1.3 milionë sirianë, prej të cilëve mbi 600 mijë janë të regjistruar si refugjatë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme