Qeveria ukrainase ka postuar në Tëitter disa video të presidentit Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrit britanik Boris Johnson duke ecur së bashku nëpër rrugët me lagështirë të Kievit të shtunën.
Të dy liderët përshëndetën me dorë qytetarët e paktë në Kieve në ditën me shi, transmeton portal arbresh.info
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë vizitës së tij në Kiev, ka theksuar se Britania do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.
Gazetarët e CNN kanë shtruar tashmë pyetjen se si po ndihen Joe Biden dhe Antony Blinken tani që Johnson, Nehammer i Austrisë dhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë vizituar Kievin dhe janë takuar personalisht Presidentin e Ukrainës në 48 orët e fundit.
Biden dhe Blinken ishin në Poloni në fund të muajit të kaluar, por, pavarësisht se presidenti amerikan la të kuptohej se ishte gati për të vizituar Zelenskiy, asnjëri prej tyre nuk shkoi në Kiev, i cili ende po kërcënohej nga avancimi i tankeve dhe trupave ruse./cnn/guardian/arbresh.info/
https://twitter.com/DefenceU/status/1512867082932793347?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512867082932793347%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fapr%2F09%2Frussia-ukraine-war-latest-zelenskiy-calls-for-firm-global-response-to-war-at-kramatorsk-train-station-live%3FfilterKeyEvents%3Dfalse
https://twitter.com/Ukraine/status/1512881878440853515
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...