Vladimir Putin synonte të krijonte një “sferë të re ndikimi rus” të drejtuar nga Moska, tha Boris Johnson, transmeton arbresh.info.
Në një takim me krerët e grupit të Vishegradit – që përfshin Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe Poloninë – AP raporton se kryeministri britanik tha:
Kur pata për herë të parë kënaqësinë të shkoja në vendet tuaja të mrekullueshme dekada më parë, të gjitha ishin pas asaj që atëherë quhej Perde e Hekurt dhe nën sferën e ndikimit rus.
Ajo që ne shohim sot është një sulm ndaj një vendi tjetër të lirë, demokratik, të pavarur evropian me synimin për të krijuar, përsëri, një sferë ndikimi ruse, një Jaltë të re, një zonë të re kontrolli nga Moska.
Në takimin në Lancaster House në Londër, Johnson tha se pesë vendet po punonin së bashku “diplomatikisht, politikisht, me anë të fuqisë sonë ekonomike”. Ai tha se ata do të ofrojnë gjithashtu mbështetje ushtarake mbrojtëse “për të ndihmuar miqtë tanë ukrainas në orën e tyre të dëshpërimit dhe nevojës”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...