Kryeministri britanik Boris Johnson, lidhur me kritikat kundër zgjatjes së pezullimit të Parlamentit tha se deputetët do të kenë shumë kohë për të diskutuar para daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “Sky News” Johnson ka thënë se “Para se të largohemi më 31 tetor, do të kemi hyrë në procesin përfundimtar. Gjatë kësaj kohe, Parlamenti do të ketë mjaft kohë. (Deputetët) i kaluan tre vitet e fundit duke diskutuar për Brexit-in pa e realizuar atë në të vërtetë. Ata do të kenë mjaft kohë për të vlerësuar më shumë”.
Johnson të mërkurën i kërkoi Mbretëreshës Elizabeth II të shpallë në pushim Parlamentin për periudhën 9 shtator – 14 tetor ndërsa Mbretëresha dha miratimin e saj.
Ndërkohë thuhet se opozita e cilëson si “dhunim kushtetues” përpjekjen për pezullimin e Parlamentit.
Nga ana tjetër, Ruth Davidson, drejtuesja e degës skoceze të Partisë Konservatore, i cila reagoi ndaj vendimit për të lënë në pushim Parlamentin, dje dha dorëheqjen nga detyra e saj. Në dorëheqjen e Davidson-it, e cila kundërshton politikën e Johnson-it për Brexit-in pa marrëveshje, thuhet se ka ndikuar vendimi për pezullimin e Parlamentit.
Në faqen e internetit të Parlamentit britanik kushtuar peticionit, numri i nënshkrimeve të paraqitura për peticionin kundër vendimit të kryeministrit Johnson për të pezulluar Parlamentin aktualisht ka arritur në 1 milion e 605 mijë.
“Parlamenti nuk duhet të jetë në pushim ose të shpërndahet, përsa kohë që nuk është zgjatur mjaftueshëm afati i nenit 50 dhe përsa kohë që nuk aulohet vendimi i Britanisë së Madhe për largimin nga BE-ja”, thuhet në peticion.
Marrëveshja për Brexit-in që ish-kryeministrja Theresa May arriti me BE-në është refuzuar tre herë në Parlament.
Parlamenti britanik parandaloi Brexit-in pa marrëveshje që duhej të realizohej më 29 mars duke miratuar një ligj dhe më pas qeveria me miratimin e BE-së e shtyu Brexit-in deri më 31 tetor.
Në referendumin e vitit 2016, Britania e Madhe vendosi të largohej nga BE-ja me 52 për qind ‘pro’ ndërsa 48 për qind ishin ‘kundër’.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...