Google ADS

Johnson thotë se ‘natyrisht’ që Britania e Madhe do të marrë refugjatë ukrainas

23:13 | 26 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë refugjatë nga Ukraina.

Ai tha se Britania e Madhe ka luajtur një rol “historik dhe krenar” në pranimin e refugjatëve nga konfliktet e mëparshme, transmeton portal arbresh.info

Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, duke parashikuar se katër milionë mund të zhvendosen në total.

Qeveria u përball sot me thirrje, përfshirë edhe nga deputetë të lartë, për të lejuar aplikimet për azil dhe për të hequr rregullat e vizave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme