Johnson: Rusia planifikon pushtimin e Ukrainës

17:39 | 14 Shkurt 2022
KRG

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se dëshmitë janë të qarta se Rusia planifikon pushtimin e shteti të tyre fqinjë, Ukrainës.

Sipas “BBC” Johnson ka anuluar udhëtimin e tij  në veriperëndim të Anglisë,  me arsye se siç thotë ai, “gjurmët tregojnë se Rusia po kryen përgatitje serioze, shkruan arbresh.info.

Kryeministri britanik, sot do të takohet me krerët e agjencive të inteligjencës së Britanisë së Madeh, për të diskutuar të dhënat e fundit mbi situatën në Ukrainë.

Johnson poashtu ka bërë të ditur se do të mundohet deri në pikën e fundit për të parandaluar pushimin e Ukrainës nga Rusia, ndërsa shteti rus, mohon  kategorikisht pretendimin për pushtim.

Sipas mediave të huaja, Rusia ka mbi 100 mijë trupa ne vijat kufitare mes Ukrainës dhe 30 mijë tjerë në vijën kufitare mes Bjellorusisë. /arbresh.info/,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme