Johnson: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në orët e ardhshme

00:15 | 22 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, përmes një bisede telefonike me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka thënë këtij të fundit se “Rusia mund të pushtojë Ukrainën në orët e ardhshme”.

Johnson ka dënuar me forcë vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur Luhanskun dhe Donetsk si shtete të pavarura dhe tha se masa i bëri marrëveshjet dhe procesin e Minskut të pafuqishëm, transmeton portal arbresh.info

Ai shtoi se Britania e Madhe tashmë po angazhohej me partnerë për këtë çështje dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do ta ngrejë atë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë në ditët në vijim, shkruan Sky.

“Pavarësisht veprimeve të Presidentit Putin, Britania e Madhe do të ishte e palëkundur në mbështetjen e saj të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka deklaruar Johnson.

Ndërkaq, Presidenti i Ukrainës, ka kërkuar nga Britania e Madhe që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të sigurisë në mbështjetje mbrojtëse për Ukrainën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme