Google ADS

Johnson: Rusia duhet të tërhiqet nga çfarëdo veprimi ushtarak në Ukrainë

20:56 | 1 Shkurt 2022
KRG

Kryeministri i Britanisë së Madhe,Boris Johnson është deklaruar se Rusia duhet doemos të zmbrapset nga çfarëdo veprimi ushtarak në drejtim të Ukrainës.

Johnson në një intervistë bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Britania do të jetë përkrahëse e fortë e Kievit, shkruan BBC, përcjell arbresh.info.

Anglezi poashtu ka akuzuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin për kaosin e krijuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Është e rëndësishme që Rusia të tërhiqet dhe të zgjedh rrugën e diplomacisë dhe besoj se një gjë e tillë është e mundur. Jemi pro angazhimit në dialog, por edhe sanksionet i kemi gati” – ka thënë Kryeministri Johnson.

Tensionet e mëdha mes dy shteteve kanë bërë që shumë shtetet evropiane të reagojnë në lidhje me tensionet përgjatë vijës kufitare. / arbresh.info/

Të ngjashme