Google ADS

Johnson refuzon mbylljen e shkollave si masë kundër COVID-19

23:41 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri britanik, Boris Johnson, hodhi poshtë sot thirrjet për të mbyllur shkollat ​​ose për të rivendosur testimin masiv për koronavirus, por i kërkoi publikut që të shmangë kontaktet jo të domsodoshme shoqërore dhe udhëtimet.

Qeveria po jep këshilla të rrepta për vendet e argëtimit, për pezullimin e evenimenteve, por nuk po urdhëron mbylljen e shkollave dhe lokaleve.

“Ne mendojmë se tani për tani, është shumë më mirë t’i mbajmë shkollat ​​të hapura”, tha Johnson, duke shtuar se ky vendim ishte nën shqyrtim.

Në vend është rritur presioni ndaj Johnson-it për të mbyllur shkollat ​​dhe për të ndryshuar politikën e tij për frenimin e përhapjes së koronavirusit, pasi disa ekspertë thanë se planet e tij mund të rrisin numrin e vdekjeve.

Gati 300 000 persona kanë mbështetur një peticion në internet drejtuar parlamentit duke i kërkuar qeverisë të ndjekë këshillat e OBSH-së, siç kanë bërë shumica e vendeve të tjera europiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme