Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në një “normalitet domethënës” nga mesi i nëntorit.
Ky vend është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima.
Duke folur në një konferencë për media në Londër, Johnson shprehu besimin se familjet do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor.
“Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste”, tha Johnson.
“Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë për më të keqën”, tha ai, për të shtuar se plani mbetet “i kushtëzuar”.
Johnson tha se “sekreti i vërtetë” i luftimit të koronavirusit është “veprimi kolektiv i popullit britanik”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 590,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar.
Mbretëria e Bashkuar është e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pas disa ditësh mjekimi intensiv është shëruar.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...