Boris Johnson, favorit në garën për të pasuar kryeministren britanike, Theresa May nisi sot fushatën me premtimin se Brexit do të arrihet më 31 tetor, me apo pa marrëveshje me Brukselin.
Theresa May njoftoi të premten dorëheqjen nga funksionet, në mungesë të zbatimit të largimit nga BE-ja, fillimisht i parashikuar për në 29 maj, por që u shty më 31 tetor për të shmangur mundësinë e një divorci pa marrëveshje, një alternativë e frikshme për rrethet e biznesit.
Liderja konservatore do të monitorojë ndërkohë periudhën e tranzicionit derisa partia e saj të zgjedhë deri më 20 korrik, pasardhësin në mesin e 13 kandidatëve.
Ish-kryebashkiak i Londrës dhe ish-shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson ishte një nga mbështetësit e zjarrtë të votës pro Brexit në referendumin e 23 qershorit në 2016, dhe tashmë kërkon të paraqitet si shpëtimtar i largimit nga BE-ja./AlsatM/
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...