Në Britaninë e Madhe është shtuar frika mbi të ardhmen e lidershipit aktual të qeverisë, pasi kryeministri Boris Xhonson po kurohet intensivisht për simptomat e rënduara të koronavirusit. Diplomati i parë i vendit është caktuar si zëvendësuesi i tij provizor.
Kryeministri britanik, Boris Xhonson, ka kaluar natën e dytë në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore nga koronavirusi.
Të hënën në mbrëmje, konservatori 55-vjeçari iu nënshtrua terapisë intensiv në një spital të Londrës, pasi simptomat e tij u përkeqësuan.
Ministri i Jashtëm, Dominik Rab, është caktuar si zëvendësues i përkohshëm i Xhonsonit.
“Në këto rrethana, kryeministri më ka kërkuar ta zëvendësoj kurdoherë të jetë e nevojshme që të përmbush planet e qeverisë për mposhtjen e koronavirusit. Ekzekutivi vijon të funksionojë ndërsa kryeministri është në duart e sigurta të ekipit të shkëlqyer të spitalit të Shën Tomasit,” deklaroi kryediplomati i vendit.
46-vjeçari Rab, një ish-avokat i arsimuar në Oksford dhe Kembrixh tha se mbretëresha e vendit, Elizabeta e Dytë, po informohet vazhdimisht për gjendjen e kryeqeveritarit.
Liderët botërorë, nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, te ai francez dhe personalitete të huaja kanë uruar shërimit e shpejtë të Xhonsonit.
Muajin e kaluar, ai do të deklaronte se e kishte nënvlerësuar rrezikun e pandemisë, dhe me gjasë e kishte bartur atë nga pacientë të infektuar.
“Natën e kaluar isha në spital, ku kishte disa pacientë me koronavirus, dhe i dhashë dorën të gjithëve dhe vijoj t’u jap dorën njerëzve sepse e mendoj të rëndësishme. Por sigurisht secili duhet të veprojë me mendjen e vet,” u shpreh Xhonson më 3 mars kur pandemia në vend po përhapej më shumë.
Deri të dielën, publikisht ishte njoftuar se simptomat e tij nga koronavirusi ishin të lehta, por problematike shfaqej temperatura e lartë dhe kollitja.
Në Britaninë e Madhe janë konfirmuar mbi 51 mijë raste infeksioni dhe më shumë se 5,300 viktima.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...