Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pas trajtimit nga Covid-19, ka zbuluar se mjekët po bëheshin gati të lajmëronin për vdekjen e tij, ndërsa ai trajtohej në spital gjatë muajit të kaluar.
Johsnon kaloi tre netë në kujdesin inteziv në St.Thomas në Londër, ku mjekët raportuan se atij është dhënë sasi e madhe e oksigjenit, transmeton portal arbresh.info
Ai e ka përshkruar këtë moment si shumë të vështirë, ndërsa për gazetën “The Sun”, tha se mjekët ‘kanë bërë të pamundurën’.
“Unë nuk isha në një formë veçanërisht të shkëlqyeshme dhe isha i vetëdijshëm se kishte plane emergjente, ndërsa mjekët kishin planët se çfarë të bënin nëse gjërat do të shkonin keq”, tha Johnson.
“Ata më dhanë një maskë për fytyrë, morra një sasi të madhe të oksigjenit dhe për një kohë të gjatë kisha ato gjërat në hundë”, shtoi ai.
Johnson, 55, tha se ishte “vështirë të besosh” se shëndeti i tij ishte përkeqësuar, ndërsa nuk e kuptonte se pse nuk po shërohej.
Fillimisht ai tha se e kishte ‘mohuar’ sëmundjen dhe vështirësinë e saj, ndërsa ka treguar se mjekët e kanë detyruar që të shkojë në spital.
Pas një konfrotimi disa net me virusin, dhe vetëm dy ditë pasi ai u kthye në punë me kohë të plotë, e fejuara e tij Carrie Symonds lindi djalin e tyre, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Djali i kryeministrit është emëruar sipas gjyshërve të tyre dhe dy mjekëve që i shpëtuan jetën Boris Johnsonit./arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...