Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden para disa orësh ka filluar mandatin e tij presidencial pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington.
E me këtë rast, kryeministri britanik, Boris Johnson e uroi Joe Biden, pas betimit si presidenti i 46-të i SHBA-së, shkruan portali arbresh.info
Johnson përmes një postimi në ‘twitter’, po pret me padurim të punojë me Biden.
“Urime @JoeBiden për betimin si president i SHBA-së dhe @KamalaHarris për betimin e saj historik. Lidershipi amerikan është jetik për çështjet që na shqetësojnë të gjithëve, nga ndryshimi i klimës tek COVID-19 dhe unë pres me padurim që të punoj me presidentin Biden”, shkroi në Twitter Boris Johnson, i cili kishte një marrëdhënie të mirë me paraardhësin e tij, Donald Trump.
Ndryshe, presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. /arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...