Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i është drejtuar sot Parlamentit të Ukrainës, i njohur si Verhovna Rada, ku ka marrë ovacione të gjata nga deputetët ukrainas.
Duke cituar ish-kryeministrin anglez Winston Churchill, Johnson e ka çmuar lartë rezistencën e Ukrainës ndaj Rusisë.
“Është kjo ora më e mirë, që do të mbahet mend dhe nderohet nga gjeneratat që do të vijnë”, ka thënë Johnson.
Liderja e partisë Holos në Ukrainë, Inna Sovsun i ka thënë mediave se përderisa fjalimi i Johnson ka dhënë shpresë, ajo nuk është pajtuar me epitetet e tij.
“Nuk di nëse definicioni ‘ora më e mirë’ supozohet të jetë diçka e bukur – disi nuk duket ashtu. Me siguri se do të jetë diçka madhështore, e përshkruar në librat e historisë dhe të lexuarit rreth saj me siguri do të jetë bukur, por të jetosh në të është ferr, nëse flasim sinqerisht”, ka thënë ajo, transmeton The Guardian.
Sovsin po ashtu ka thënë se përderisa Johnson fliste, forcat ruse kanë kapur fabrikën e çelikut në qytetin e okupuar të Mariupolit.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit