Presidenti rus Vladimir Putin sipas të gjitha gjasave ka urdhëruar sulmin me agjent nervor mbi ish spiunin dhe vajzën e tij, ka thënë Boris Johnson.
Sekretari i jashtëm tha se “grindjet tona janë me Kremlinin e Putinit dhe me vendimin e tij” mbi incidentin e Salisbury-t, transmeton portali Arbresh.info.
Rusia mohon përfshirjen dhe tha se akuzat kundër Putinit ishin “tronditëse dhe të pafalshme”.
Ndërkohë, kreu i NATO-s i tha BBC se Rusia ka nënvlerësuar “vendosmërinë dhe unitetin” e aleatëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur gjatë një vizite në një bunker ushtarak të Londrës me ministrin e jashtëm polak, zotëri Johnson tha se “grindjet e Britanisë së Madhe janë me Kremlinin e Putinit”.
“Ne mendojmë se është shumë e mundshme që ishte vendimi i tij për të drejtuar përdorimin e një agjenti nervor në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, në rrugët e Evropës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
Ish spiuni rus Sergei Skripal, 66 vjeç dhe e bija Yulia Skripal, 33 vjeçe janë në gjendje të rëndë në spital, pasi u gjetën pavetëdije në një stol në qytetin Wiltshire me 4 mars./Arbresh.info/
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës