Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë më vonë në Ukrainë për bisedime me Presidentin e vendit, mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm rus.
Johnson premtoi të punojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe “të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme”, shkruan arbresh.info
Rusia grumbulluar rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të saj me Ukrainën.
Por presidenti rus Vladimir Putin mohon se po planifikon një sulm.
Megjithatë, qeveria e tij e ka paralajmëruar Ukrainën që të mos bëjë asnjë lëvizje të mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se kjo kërcënon sigurinë e vetë Rusisë.
SHBA-ja e ka refuzuar këtë kërkesë dhe vendet perëndimore po kërcënojnë të zgjerojnë sanksionet kundër Moskës nëse ndodh pushtimi. /arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...