Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar për marrëdhëniet pas Brexit-it, luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe çështjet e politikës së jashtme të tilla si Libia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrisë britanike thuhet se Johnson dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike.
Liderët u fokusuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjen e koronavirusit përfshirë edhe punimet për gjetjen e vaksinës.
Johnson ka ripërsëritur angazhimin e tij për të vazhduar punën për të arritur një marrëveshje të hershme në bisedimet lidhur me marrëdhëniet pas Brexit-it dhe ka vënë theksin se në rast të një marrëveshjeje, Britania e Madhe është e gatshme të ndahet nga Bashkimi Evropian (BE) në kushtet e Australisë.
Johnson dhe Merkel kanë diskutuar mbi shqetësimet në çështjen e aneksimit të territoreve të Palestinës nga ana e Izraelit ndërsa kanë premtuar që të dyfishojnë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar në Libi.
Marrëdhëniet pas Brexit-it
Britania e cila u nda nga BE-ja më 31 janar, po zhvillon bisedime gjithëpërfshirëse në çështjen e marrëdhënieve dypalëshe kryesisht mbi tregtinë.
Pavarësisht se në kuadër të marrëveshjes së ndarjes palët duhet të merrnin vendim deri në fund të qershorit për zgjatjen e procesit të bisedimeve dhe periudhës së tranzicionit, thuhet se në bisedime nuk është arritur ende ndonjë përparim.
Zyrtarët britanikë, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së këmbëngulin për mos-zgjatjen e periudhës së tranzicionit dhe për përfundimin e bisedimeve deri në fund të 2020.
Nëse mes palëve nuk arrihet marrëveshje, marrëdhëniet tregtare mes dy palëve pas 31 dhjetor 2020 do të zhvillohen sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Situata e përshkruar nga kryeministri Johnson si “kushtet e Australisë”, i referohet në masë të madhe një ndarjeje pa marrëveshje.
Australia nuk ka marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me BE-në dhe pjesa më e madhe e tregtisë mes dy palëve bëhet sipas rregullave të OBT-së me përjashtim të disa produkteve.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...