Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria e tij do të vazhdojë operacionin e tij të evakuimit në Afganistan pasi sulmuesit vetëvrasës të dyshuar goditën portat e mbushura me njerëz të aeroportit të Kabulit, duke vrarë një numër të konsiderueshëm njerëzish.
Pasi Johnson drejtoi një takim të reagimit urgjent mbi situatën në Afganistan, ai tha se transporti ajror i Britanisë do të vazhdonte ” deri në momentin e fundit”, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi në gjendje të vazhdojmë me programin në mënyrën se si e kemi drejtuar atë, sipas orarit që kemi marrë dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë,” tha Johnson.
Rreth 3 shpërthime kanë goditur portat e mbushura me njerëz në aeroportin e Kabulit, duke shkaktuar viktima në mesin e afganëve të dëshpëruar që shpresonin të iknin nga vendi pasi forcat talebane e morrën atë nën kontrollë.
Johnson tha se ushtria ishte përgatitur për evakuim për muaj dhe ishte në dijeni të kërcënimeve të sigurisë.
Johnson bëri homazhe për afganët dhe anëtarët e ushtrisë amerikane që u vranë.
“Ne shprehim ngushëllimet tona si për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe për popullin e Afganistanit,” tha ai.
Kryemnistri i Britanisë së Madhe, nuk ka dashur të komentojë nëse ka qenë i informuar për sulme të mundshme terroriste./arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...