Google ADS

Johnson: Brexit, një jelek me eksploziv i mbështjellë rreth kushtetutës

19:16 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Boris Johnson e ka sulmuar planin e Brexit-it të kryeministres Theresa May duke e përkufizuar si “një jelek me eksplozive” të mbështjellë rreth Kushtetutës britanike, ndërsa detonatori, siç u shpreh ai, i është dorëzuar Brukselit.

Ish-sekretari i Jashtëm e cilësoi marrëveshjen si te “dobët” dhe patetike, por u kritikua ashpër nga konservatoret që i bënë thirrje të përdorë një gjuhë më të matur.

Duke shkruar ashtu si dhe Johnsoni po tek “Daily Mail”, njeriu që e ka zëvendësuar në këtë post, shefi aktual i diplomacisë Jeremy Hunt, kërkoi qe njerëzit ta mbështesin kryetaren e ekzekutivit masivisht përballë presioneve të jashtëzakonshme me të cilat ajo po përballet.

Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian 29 marsin e 2019-tës dhe plani i qeverisë – ka ngjallur reagime te ashpra. Në shkrimin e tij, Johnsoni e drejtonte gishtin nga Brukseli duke thënë se ai po tallet me Mbretërinë e Bashkuar, por nga ana tjetër fshikullonte edhe Londrën.

Në vend që të këmbëngulë për një marrëveshje bujare të tregtisë së lirë, Britania thotë: po zotëri, jo zotëri, tre çanta plot zotëri. Në çdo fazë të bisedimeve deri tani, Brukseli ka marrë atë që deshifronte, shkruan Johnson, duke shtuar se e gjithë kjo situate është praktikisht poshtëruese, përcjell TCh.

Ky është sulmi i dytë i tij brenda javës ndaj strategjisë së kryeministres për Brexitin, pasi të hënën e cilësoi marrëveshjen si një “fatkeqësi për Britaninë”, ndërsa Doëning Street iu përgjigj duke thënë se nuk kishte ofruar, asnjë ide të re”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme