Boris Johnson “nuk përtoi” të bënte një gafë, që ditën e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe.
I njohur gjerësisht për gafat e tij, në Dhomën e Përfaqësuesve, banori më i ri i 10 Downing Street zbuloi një shaka të mbretëreshës në takimin solemn në Buckingham Palace, ku u zyrtarizua detyra e tij, transmeton “Balkanweb”.
Bëhet fjalë për një parregullsi të vogël, por që përfaqëson gjithashtu një shkelje të protokollit, sipas të cilit përmbajtja e bisedimeve mes sovranit dhe kryeministrave mbetet gjithmonë sekret. Por, Johnson nuk e mbajti një sekret të tillë.
Sipas medieve, mbretëresha Elizabeth II kishte bërë shaka me Boris Johnsonin për çështjen e postit të kryeministrit.
”Pse të gjithë duan të bëhen kryeministra?”, ishte shakaja e Madhërisë së saj, shaka që duhej të mbahej gjithsesi sekret, por që kryeministri britanik nuk e bëri një gjë të tillë.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...