Bashkimi Evropian po bëhet “negativ ” në lidhje me perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të Brexit-it, por megjithatë ajo mund të bëhet, tha të martën, kryeministri britanik, Boris Johnson.
Blloku evropian më parë kundërshtoi kërkesën e Johnsonit për të rihapur marrëveshjen, duke thënë se Britania nuk kishte arritur të propozonte ndonjë alternative realiste për kufirin irlandez.
Johnson kërkon heqjen e ndalesës kufitare nga marrëveshja për Brexit
“Për momentin është absolutisht e vërtetë që miqtë dhe partnerët tanë janë pak negativë, por unë mendoj se do të arrijmë marrëveshjen”, u tha Johnson gazetarëve.
“Përderisa ata mendojnë se ekziston mundësia që parlamenti britanik të bllokojë Brexitin, ata nuk kanë gjasa të mendojnë në të mirë të kompromiseve që na duhen, kështu që, kjo çështje do të kërkojë pak durim”, tha më tutje, Johnson.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, në referendumin e mbajtur më 2016.
Ish-kryeministrja, Theresa May, e pati dërguar në parlamentin britanik marrëveshjen e negociuar me BE-në, mirëpo ligjvënësit e kishin kundërshtuar tri herë rradhazi.
Më pas, ajo dha dorëheqjen, dhe u pasua nga Boris Johnson.
Data 31 tetor është afati i fundit kur Britania e Madhe duhet të dalë nga BE-ja./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...