Google ADS

John Kerry: SHBA-të “do të kthehen” te marrëveshja e klimës

22:45 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry beson se SHBA-të do të “kthehen” në marrëveshjen e klimës së Parisit, pasi Presidenti aktual Donald Trump morri vendim që të tërhiqet nga marrëveshja.

Duke folur për “CNN” në samitin “One Planet” në Paris, Kerry tha se SHBA-të do “të vazhdojnë të jenë lider në lidhje me ndryshimet klimatike”, transmeton portali arbresh.info

“Tërheqja zyrtarë nuk do të bëhet deri pas zgjedhjeve të vitit 2020”, tha Kerry, para se të shtonte se “Shtetet e Bashkuara do t’i kthehen marrëveshjes”.

Sipas John Kerry, Presidenti Trump ka vepruar kokë me vete kur ka tërhequr vendin nga marrëveshja, ndërsa ai ka theksuar se pjesa më e madhe e popullit “duan që SHBA-të të jetë pjesë e marrëveshjes”.

Kerry është takuar me Presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, i cili ka pritur më shumë se 50 krerë shtetesh dhe udhëheqës globalë në samitin e Parisit, i cili synon të luftojë ndryshimet klimatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme