I dërguari amerikan për klimën John Kerry, do të niset drejt Kinës më 14 prill, për të promovuar synime më ambicioze për klimën, para një samiti virtual, të cilin do ta drejtojë presidenti amerikan Joe Biden, javën e ardhshme.
Synimet e Kerryt janë për “të diskutuar rritjen e ambicieve për klimën globale”, para samitit të Bidenit për klimën më 22-23 prill, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.
Aty është thënë se Kerry, mes tjerash, do të diskutojë edhe rreth përgatitjeve për konferencën e 26-të të Kombeve të Bashkuara për klimën, që mbahet në nëntor të këtij viti në Glasgow.
Bashkëpunimi i Kinës është “absolutisht kritik”, në luftim të krizave klimatike, ka thënë Kerry për kanalin CNN.
“Po, ne kemi mospajtime të thella me Kinën në disa çështje, absolutisht. Mirëpo klima duhet të ndahet”, ka thënë Kerry.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë përplasur për çështje tregtare dhe të drejta të njeriut, tash e një kohë.
Kina zë vendin e parë në botë për emetime të karbonit nga djegia e naftës dhe thëngillit, Shtetet e Bashkuara janë të dytat.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...