Ish sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të punojë si emisar për klimën kur presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë pushtetin.
Kerry është një nga disa personat e emëruar në pozitat e larta nga ekipi i tranzicionit të Bidenit, transmeton portali arbresh.info
Zgjedhjet e tjera kryesore përfshinin ndihmësin për një kohë të gjatë të Biden Antony Blinken si sekretar i shtetit, ndërsa raportet thonë se ish-kryetarja e Rezervës Federale Janet Yellen do të jetë zgjedhja për sekretarin e thesarit.
Kjo vjen ndërsa thirrjet po rriten që Donald Trump të pranojë zgjedhjet.
Ai ka bërë pretendime të pabazuara për mashtrim elektoral dhe po vazhdon të ndjekë sfidat ligjore mbi rezultatin.
Biden parashikohet të mundë Presidentin Trump me 306 vota pro ndaj 232 kur kolegji elektoral i SHBA mblidhet për të konfirmuar zyrtarisht fituesin në 14 Dhjetor. Kjo është shumë mbi 270 votat që i duhen./arbresh.info/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët