Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, erdhën nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-nënpresidenti.
Biden përfitoi 8 milion dollarë nga një marrëveshje e librave të tij. Nga turneu i vazhdueshëm publik fitoi më shumë se 4 milionë dollarë, me mbi 50 paraqitje në të gjithë vendin.
Biden gjithashtu fitoi 540,000 dollar si profesor i Qendrës “Penn Biden” të Universitetit të Pensilvanisë. Gruaja e tij, Jill Biden, fitoi të paktën 700,000 dollarë në angazhimet e fjalimeve, tregojnë të dhënat.
Kandidatët për president të SHBA-së, tradicionalisht publikojnë të dhëna tatimore për vitet e fundit.
Ish-presidentët dhe nën-presidentët shpesh marrin pagesa të mëdha për fjalimet e tyre në organizime të ndryshme pasi ata largohen nga Shtëpia e Bardhë./REL/