Në një editorial për Uashington Post, kandidati i demokratëve për shtëpinë e Bardhë Joe Biden, akuzon presidentin Trump se po shfrytëzon postin e tij për interesa personale politike.
Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Bajden sulmoi ashpër Donald Trump në një editorial të botuar në Washington Post, duke e akuzuar se po përdorte postin më të lartë në vend për interesat e tij personale politike. Biden shton se në këtë mënyrë kreu i Shtëpisë së Bardhë po rrezikon sigurinë e vendit duke e konsideruar presidencën si një vend ku mund të bëjë çdo gjë pa dhënë llogari.
Më tej, Biden i bën të qartë rivalit të tij në garën presidenciale, se nuk do të largohet nga gara dhe se nuk do e lejojë të shkatërrojë familjen e tij. Biden akuzon Trump ndër të tjera pse po abuzon me politikën e jashtme amerikane për të përfituar ndere politike nga vende të ndryshme.
Madje ai i thekson se Trump i kërkon tre qeverive të huaja të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale amerikane, përfshirë këtu edhe Rusinë një nga kundërshtarët më të mëdhenj si dhe Kinën rivalin më të afërt.
“Ka korruptuar agjencitë e administratës së tij, përfshirë departamentin e shtetit, stafin e këshillit kombëtar për sigurinë, departamentin e drejtësisë si dhe zyrën e zëvendës presidentit për qëllimet e tij politike”, vijon më tej në editorialin e tij Biden.
“Dimë që dhe njerëzit pranë tij në Shtëpinë e Bardhë e kanë pranuar se sa gabim ishte Trump dhe kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për të mbuluar gabimet dhe abuzimet e tij. Për fat të mirë dikush pati kurajon ta denonconte”, përfundon Biden, duke iu referuar rastit të telefonatës me presidentin e Ukrainës ku kërkohej hetim ndaj tij dhe djalit të tij.
Ndërkohë që janë tre senatorët republikanë të cilët kritikojnë Donald Trump për apelet e tij ndaj shteteve të huaja, Ukrainës dhe Kinës për të hetuar rivalin politik Joe Biden. Për të realizuar procedurën e “impeachment” të nisur nga demokratët kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë duhet mbështetja e të paktën 23 senatorëve, por gjithnjë nëse të gjithë demokratët votojnë pro.
Me anë të një reagimi në profilin e tij në Twitter Donald Trump u shpreh se nëse Hillary Clinton mund të fshijë dhe të lajë me acid 33 mijë e-maile pas thërritjes për t’u paraqitur në Kongresin amerikan, pse ai nuk mund të bënte një telefonatë normale me presidentin ukrainas. Një gjueti shtrigash, përfundon Trump mesazhin e tij.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...