Joe Biden: S’ka debat, nëse Donald Trump është ende i infektuar

09:45 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve Joe Biden ka thënë se debati i dytë presidencial nuk duhet të mbahet, nëse kundërkandidati i tij – presidenti Donald Trump – do të jetë akoma i infektuar me koronavirus.

“Mendoj se nëse ai ende është i infektuar me COVID-19, ne nuk duhet ta mbajmë debatin. Mendoj se duhet të ndjekim rregulla shumë strikte. Shumë njerëz janë infektuar dhe është një problem shumë serioz”, ka thënë Biden.

Debati i dytë presidencial është planifikuar që të mbahet më 15 tetor në Miami të Floridës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 1 tetor, por nuk është e qartë se kur është infektuar ai ose kur ka filluar që të mos ndihet mirë me shëndet.

Sipas udhëzimeve të Institutit Amerikan të Shëndetit Publik, Trump duhet të qëndrojë në izolim deri në 10 ditë, prej kohës kur i janë shfaqur simptomat e para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme