Joe Biden shfaqet pa maskë: Personat e vaksinuar me dy doza janë të lirë prej masave

16:45 | 14 Maj 2021
L G

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pasur një “ditë të shkëlqyeshme” pasi zyrtarët shtetëror thanë se njerëzit e vaksinuar mund të shkojnë pa maska në mjediset e brendshme dhe të jashtme.

Presidenti hoqi maskën në Zyrën Ovale me ligjvënësit republikanë ndërsa udhëzimi po njoftohej.

Këshillat ende kërkojnë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe spitale, raporton bbc.

Administrata e Bidenit është përballur me presion që të lehtësojë kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

“Ne nuk do të shkojmë t’i arrestojmë njerëzit” shtoi Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve jo të vaksinuar që të mbajnë maska.

Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinoj 70 për qind të amerikanëve me së paku një dozë. Rreth 250 milionë vaksinime janë realizuar deri më tani, sipas vlerësimeve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme