Kandidati demokrat për President në SHBA, Joe Biden, gjatë fjalimit sot në Filadelfia tha se sot do të votojnë një numër i madh i amerikanëve.
“Këtë vit më shumë njerëz do të votojnë sesa në çdo kohë në historinë amerikane,” u tha Biden para mbështetësve të mbledhur në një tubim elektoral në Filadelfia, Pensilvani, transmeton portal arbresh.info
Sipas CNN, Biden tha se ai mori informacion se më shumë se 150 milion qytetarë pritet të votojnë në zgjedhje.
Biden shtoi se kishte një pjesëmarrje të madhe të votuesve midis moshave 18 dhe 30, dhe se, sipas informacionit që ai mori, “deri më tani 54 përqind e votuesve ishin gra”./arbresh.info/
Disa civilë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Plagoset me armë zjarri një grua në Prishtinë
Peja rikthen Tervell Beckun
Ish-ministri Bytyqi për shpërndarjen e librave: Shkollat rap...
Ylli spanjoll i Real Madridit rikthehet nga lëndimi
Osmani takon presidentin Macron: Kosova mbetet e përkushtuar...