Joe Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë amerikane

08:52 | 1 Tetor 2021
A. B.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dje (e enjte) vetëm disa orë para se të skadonte afati nënshkroi legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor.

Votimet e njëpasnjëshme nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve shmangën njërën krizë, por paqartësitë për një krizë tjetër vazhdojnë ndërsa demokratët dhe republikanët përballen me çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35.

Shumica e republikanëve në të dy dhomat votuan kundër.

Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksiononte pasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes.

Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme