Urdhri i arrestit për Benjamin Netanjahun ka sjellë reagimin e menjëhershëm të presidentit amerikan, Joe Biden i cili ka dalë në krah të liderit izraelit.
“Kërkesa e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për arrestimin e liderëve izraelitë është e turpshme dhe më lejoni të jem i qartë, çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë shenjë barazie midis Izraelit dhe Hamasit”
Gjykata ndërkombëtare penale me seli në Hagë ka lëshuar më herët urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant.
Urdhër arreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinëar, Mohammed Al-Masri dhe Ismail Haniyeh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të Izraelit që nga nisja e luftës në tetor, ndonëse herë pas here i ka tërhequr vëmendjen liderëve izraelitë për të hequr dorë nga planet për operacione ushtarake në zonat ku ka dyndje civilësh palestinezë pas braktisjes së banesave të tyre në pjesë të ndryshme të Gazës./A2CNN
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit