Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, është zotuar se nëse do zgjidhet president, ai do të zhbëjë vendimin e Donald Trump-it për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Dhe këtë do ta bëjë në ditën e tij të parë.
“Amerikanët janë më të sigurt kur Amerika është e angazhuar në forcimin e shëndetit global”, tha Biden, citon BBC. Ai vazhdoi: “Në ditën time të parë si President, unë do të ribashkohem në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do të rivendos udhëheqjen tonë në skenën botërore”.
Presidenti Donald Trump filloi të martën zyrtarisht tërheqjen nga OBSH-ja të SHBA-së, pasi e kishte sinjalizuar këtë që në muajin maj. Ai tha se OBSH ishte nën kontrollin e Kinës gjatë krizës së koronavirusit.
Kina shprehu keqardhje për veprimin e Trump, duke thënë se kjo do të godiste vendet më të varfëra.
“Ky vendim i Shteteve të Bashkuara minon përpjekjet ndërkombëtare dhe do të ketë pasoja të mëdha – veçanërisht për vendet në zhvillim që urgjentisht kanë nevojë për mbështetje ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian. “Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të tregojnë përgjegjësinë e një vendi të madh”.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja