Joe Biden nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për president në vitin 2020.
“Ende nuk e kam vendosur”, tha ai për Vanity Fair, “por nuk është që kam vendosur të mos kandidojë”.
“Do të shohim se çfarë ndodh”, shtoi ai.
Joe Biden i cili shërbeu në administratën e Barack Obamës, ngjau pak konfuz në lidhje me përgjigjjet e dhënë, megjithatë ka lënë hapsirë për kandidimin e tij si president, transmeton portali arbresh.info
74-vjeçar demokrat ka theksuar se “është momenti që në këtë periudhë të historisë së Amerikës të marrë timonin dikush që i ka disa pika të forta”.
Ai përmendi përvojën e tij me diplomacinë ndërkombëtare dhe vullnetin për të punuar me të dy palet.
Megjithatë, ai ka shtuar se vendimi për kandidimin për president është i vështirë për familjes, pasi sipas tij, pas kandidimit implikohet edhe familja.
Në zgjedhjet e vitit 2016, Biden vendosi të mos kandidojë për president në 2016 për shkak të pikëllimit të shkaktuar nga vdekja e djalit të tij, Beau, i cili humbi betejën me kancerin në tru./arbresh.info/