Videoja e re e Joe Biden, e cila e tregon atë duke pritur për një shtrëngim duarsh nga senatori amerikan dhe udhëheqësi i shumicës demokratike, Chuck Schumer, po shkakton bujë.
Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe brenda pesë sekondave, gjatë një konference. Chuck Schumer përgatitet të dalë në podium për të folur. Para se ta bëjë këtë, ai shtrëngon duart me Joe Biden dhe më pas me pjesën tjetër të audiencës, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai menjëherë zë vendin e tij.
Mirëpo diçka nuk shkon me Bidenin, i cili me qëndrimin e tij duket se po pret edhe shtrëngimin e duarve për herë të dytë. Në fakt, ai ka shtrirë dorën dhe po përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Dhe nëse shumëve iu duket zbavitëse – në fund të fundit, Joe Biden është i njohur për gabimet e tij – shumë pyesin, qoftë me interes të vërtetë, qoftë nga dinakëria, për qartësinë intelektuale të presidentit amerikan./arbresh.info/
— RNC Research (@RNCResearch) August 9, 2022
Në Big Brother shkon ‘mësiti’, çka po ndodh brenda shtëpisë
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...