Gara dramatike presidenciale për shtetin e Uiskonsinit ka marrë fund, duke u siguruar fitorja nga Joe Biden në shtetin me 10 vota elektorale.
Ish zëvendës presidenti doli para Trump, pasi fillimisht Trump udhëhiqte, transmeton portali arbresh.info
Administratori i Komisionit të Zgjedhjeve të Uiskonsinit tha për NBC News që të gjitha votat janë numëruar në shtet, Biden e fitoi shtetin me 20,697 vota.
Lajmi i mirë për Demokratin erdhi disa orë pasi presidenti i tanishëm ishte mburrur me gazetarët se kishte një epërsi të qëndrueshme në shtetin Mesperëndimor.
Trump ishte përpara Biden në Uiskonsin për pjesën më të madhe të natës së zgjedhjeve. Kjo madje e shtyu atë të rendiste shtetin në mesin e atyre që ai qartë po “fitonte” dhe të ankohej për mënyrën se si mediat hezitonin të deklaronin fitoren e tij pasi u numëruan më shumë se 70 për qind të votave atje.
Menjëherë pas komenteve të Trump, Biden ishte kapur dhe ishte 0.3 pikë përpara Trump, me 95 për qind të votave të numëruara. Udhëheqja e Biden vetëm u forcua nga atje./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...