Gjatë një konference për media, presidenti amerikan Joe Biden është pyetur lidhur me imazhet rrëqethëse nga Bucha në veriperëndim të Kievit, ku janë masakruar civilët nga ushtria ruse.
“Mund t’ju kujtohet që jam kritikuar kur e kam quajtur Putinin kriminel lufte. Epo, e patë se çfarë ndodhi në Bucha… Ai është kriminel lufte”, tha Biden.
“Duhet të mbledhim informata… duhet të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën me armët që kanë nevojë për të vazhduar luftën, dhe duhet të kryejmë të gjitha punët tjera që të ketë gjykim për krime të luftës. Ky njeri është brutal”, shtoi presidenti amerikan.
Ndërkaq i pyetur se cila do të jetë përgjigja e Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë, Biden tha se “presin të vendosin më shumë sanksione kundër Rusisë./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...