Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të vendosin sanksione ndaj presindentit rus, Vladimir Putin që të premten, shkruan CNN, transmeton Arbresh.info.
Udhëheqësi rus do të bëhet objektivi i profilit më të lartë, në mesin e përpjekjeve për të imponuar kosto mbi ekonominë ruse dhe rrethin e brendshëm të Putinit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Ka të ngjarë të përfshihen zyrtarë të tjerë rusë, bëri të ditur një nga burimet.
Veprimi i SHBA pason raportimet se Bashkimi Evropian planifikon të shënjestrojë Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov me sanksione.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se sanksionimi i Putinit ka qenë opsion në shqyrtim përgjatë konferencës së djeshme./Arbresh.info
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...