Joe Biden dhe Kamala Harris do të testohen rregullisht për coronavirus.
Kandidati për president dhe kandidatja për zëvendës-presidente të SHBA-ve, do të testohen në baza ditore pasi zyrtarët e kampanjës zgjedhore dëshirojnë të zbatojnë në maksimum disa prej protokolleve shëndetësore të COVID-19.
Kështu së paku ka konfirmuar për CNN-in një zyrtar i lartë i fushatës së demokratëve, duke marrë masa rigoroze për parandalimin e infektimit të dyshes.
Fushata do të bëjë të ditur publikisht nëse testet e Bidenit ose Harrisit kanë rezultuar pozitiv për virusin, transmeton Telegrafi.
“Joe Biden ka dëshmuar veten për vlerat njerëzore, duke propozuar ligjin për strategjinë kombëtare kundër COVID-19 derisa Donald Trump ende nuk e ka siguruar. Trump ka qenë e kundërta e polarit: duke mos vepruar në paralajmërimet e hershme, duke besuar se virusi vjen nga Kina dhe ka kundërshtuar shpesh ekspertët e tij të shëndetit publik”, ka thënë ndër të tjerash një prej anëtarëve të fushatës së Bidenit, Andrew Bates.
Ndryshe, zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku do të ballafaqohen, presidenti aktual, Trump si dhe ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...