“Jo, jo, jo dhe sërish Jo dëbimit”. Kjo ishte motoja e nxënësve të Shkollës së mesme “Rabelais”, të cilët kanë protetsuar për plot dy orë nëpër rrugët e Saint-Brieuc, pasditen e së enjtes.
Rreth 500 nxënës të shoqëruar nga profesorët e tyre, por edhe nga përfaqësuesit e sindikatës dhe të zgjedhurit të së majtës, kanë parakaluar në relacionin në mes të shkolës së tyre dhe komunës, në qendrën e qytetit në Saint-Brieuc.
Edhe para një muaji kishin dalur të protestojnë rreth 500 persona, kundër dëbimit të Aminës, shoqes së tyre së shkollës. Kryebashkiaku i Cotes-d’Armor kishte nënshkruar një urdhër për ta larguar nga territori francez familjen Sulejmani, ndërkohë që Amina dhe vëllai i saj, Emiri, të cilët janë nxënës të klasës së pestë të kësaj shkolle, janë dy nxënës “të shkëlqyer dhe të integruar mirë” nga shoqëruesit e tyre.
Urdhëri i tetorit të vitit 2016, për tu larguar nga territori francez, i ka tejkaluar kufijtë familjarë. “Do t`i dëbojnë në drejtim të Shqipërisë, një vend i cili mund t`i bashkohet Bashkimit Europian viteve të ardhshëm. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka pohuar për “Ouest-France”, Didier Le Buhan, deputeti socialist nga Saint-Brieuc, transmeton Albinfo.ch.
Mesditën e së enjtes, një delegacion prej gjashtë nxënësve dhe profesorëve është pranuar nga nënkryetari i bashkisë. Por, asgjë të re. “Ne jemi të inkurajuar për të dëshmuar integritetin e familjes shqiptare përmes dokumenteve. Po na thonë se Gjykata është ajo që duhet të vendos, edhe pse vetë kryebashkiaku mund të zgjedhë nëse do të rishqyrtojë vendimin e tij”, kanë pohuar nga delegacioni. Komuna nuk ka dashur të prononcohet lidhur me rastin.
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...