Një fotograf i cili ka udhëtuar përreth Afrikës dhe ka dokumentuar shoqëritë e organizuara në fise tha se njerëzit aty ishin njerëzit më të lumtur që i kishte takuar, pavarësisht kushteve të jetës.
38-vjeçari Mario Gerth nga Gjermania e kishte shëtitur kontinentin për 7 vite gjatë të cilave ishte njoftuar me shoqëritë tradicionale ku njerëzit ende veshin lëkurë të kafshëve dhe jetojnë në kasolle nga jashtëqitjet e lopëve.
“Gjëja e parë që më ra në sy ishte se sa të lumtur ishin ata. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme, mirëpo kjo nuk ua shuan buzëqeshjen.” – u shpreh fotografi.
“Jam shumë i privilegjuar që pata rastin t’i fotografoj këto fise. Ata nuk i duan vizitorët por kur e marrin vesh që nuk je kërcënim për ta, janë shumë të dashur dhe mikpritës.”/arbresh.info
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...