Google ADS

Jerusalemi, Palestina bën thirrje për bojkot ekonomik

00:55 | 29 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Palestina po bën thirrje për një bojkot politik dhe ekonomik ndaj vendeve që kanë vendosur të lëvizin ambasadat nga Tel Aviv në Jerusalem.

Palestina do të kërkojë nga ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Maroku gjatë një takimi në janar që të zbatojnë rezolutën e Samitit të vitit 1980 të Ammanit, ku theksohet vendosja e bojkotit ekonomik dhe politik të vendeve që vendosin të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Nëse shtetet arabe vendosin të bojkotojnë Guatemalën, atëherë kjo e fundit mund të humbasë një sasi të mjaftueshme të eksporteve të saj, ndërsa Palestina gjithashtu ka në plan të nxisë aleatët e saj që të bëjnë presion mbi Uashingtonin me qëllim të ndryshimit të vendimit, ka deklaruar Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.

Guatemala ka vendosur të lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur hapat e Presidentit Donald Trump.

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytete të Izraelit, ka nxitur protesta të mëdha në vend.  Vendimi i tij është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e liderëve botërore, të cilët mbështesin zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme