Google ADS

Jerusalemi, OKB qorton ashpër Donald Trump

23:18 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kundërshtuar ashpër vendimin e Presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të saj.

Sipas tij, statusi përfundimtar i Jerusalemit duhet të zgjidhet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

“Që nga dita e parë si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kam folur vazhdimisht kundër çdo mase të njëanshme që do të rrezikonte perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme